2025-06-19
Më 19 qershor 2025 u zhvillua në Cërrik takimi në kuadër të hartimit të Planit të Veprimit Lokal për Integrimin e Komuniteteve Rome dhe Egjiptiane. Ekipi i projektit u angazhua me përfaqësues të drejtorive bashkiake për të përcaktuar hapat për hartimin e planit dhe për të rënë dakord mbi organizimin e një punëtorie me bazë komunitare.
Pikat kryesore të diskutimit përfshinë:
Situatën socio-ekonomike të komuniteteve rome dhe egjiptiane në bashki, përfshirë çështjet e aksesit në arsim, punësim, shëndetësi dhe strehim.
Programet dhe shërbimet ekzistuese dhe mënyrat se si ato mund të zgjerojnë apo përmirësohen.
Struktura dhe objektivat e punëtorisë së ardhshme, e cila do të synojë të mbledhë zërat e komuniteteve rome dhe egjiptiane, institucioneve lokale dhe organizatave të shoqërisë civile.
Ky plan veprimi do të shërbejë si një instrument strategjik lokal për të mbështetur integrimin, për të reduktuar diskriminimin dhe për të promovuar mundësi të barabarta për komunitetet rome dhe egjiptiane në Cërrik.
10:00 / 16:00
2025-06-19 /
2025-06-19
Workshop,
Drejtësi Sociale
Pallati Ivea, Pallati 24, Rruga Islam Alla, Çam Market, Njësia Bashkiake Nr. 10, Tirana, Tirana Municipality, Tirana County, Central Albania, 1001, Albania