2025-06-16
Më 17 qershor 2025 u zhvillua një takim në kuadër të hartimit të Planit të Strehimit Social për Bashkinë Kuçovë. Ekipi i projektit u takua me përfaqësues kyç të bashkisë për të diskutuar mbi prioritetet dhe përgjegjësitë institucionale lidhur me politikat e strehimit, si dhe për të përcaktuar agjendën dhe strukturën e punëtorisë së ardhshme.
Pikat kryesore të diskutimit përfshinë:
Sfidat aktuale në sektorin e strehimit, veçanërisht për grupet në situatë të cenueshme si komunitetet rome dhe egjiptiane.
Nevoja për përputhjen e strategjive lokale me politikat kombëtare dhe standardet e të drejtave të njeriut.
Rëndësia e organizimit të një punëtorie gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e shoqërisë civile, anëtarëve të komunitetit dhe stafit teknik.
Punëtoria do të shërbejë si një hapësirë për mbledhjen e ideve, nxitjen e dialogut dhe ndërtimin e një konsensusi për drejtimet dhe përmbajtjen e Planit të Strehimit Social, duke siguruar që ai të jetë gjithëpërfshirës dhe i ndjeshëm ndaj nevojave reale të komuniteteve të margjinalizuara.
11:43 / 16:00
2025-06-16 /
2025-06-17
Workshop,
Drejtësi Sociale
Pallati Ivea, Pallati 24, Rruga Islam Alla, Çam Market, Njësia Bashkiake Nr. 10, Tirana, Tirana Municipality, Tirana County, Central Albania, 1001, Albania